I nxehti i kësaj vere ka krijuar një situatë emergjence në vende si Turqia, Greqia, Shqipëria, Kosova etj., ku zjarret në zona të ndryshme të këtyre vendeve kanë dalë jashtë kontrollit. Për ditë me radhë, zjarrfikësit në Shqipëri janë në vijë të parë, në luftë me flakët e rrezikshme, duke u përpjekur t’i vënë nën kontroll dhe evituar që ato të përhapen më tej në zonat e populluara.

Në këto rrethana, Vodafone Albania ka marrë masa të menjëhershme për të mbështetur me komunikim heronjtë në vijën e parë të këtij misioni si edhe banorët e zonave të prekura. Të gjithë zjarrfikësit dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret, që janë klientë Vodafone, do të përfitojnë një paketë komunikimi falas me qëllim që të jenë gjithnjë të lidhur dhe komunikimi të mos iu mungojë në këto ditë të vështira.

Vodafone po monitoron situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, me qëllimin kryesor për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në këtë situatë emergjence. Together we can!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb