Gara e 18 e “Moto GP” e zhvilluar dje në cirkuitin e Spanjës, në Jerez, nuk ka shkuar aspak mirë për 3 pilotët e njohur Dani Pedrosa, Jorge Lorenzo dhe Andrea Dovizioso.

Në një moment gjatë garës kur të 3 pilotët ishin në distancë parakalimi një përplasje treshe ka ndodhur mes tyre. Dallohet se spanjolli Pedrosa e ka pësuar më keq nga të gjithë, pasi 32-vjeçari i ‘Honda-s’ ka fluturuar në ajër në pistë.

Si përfundim asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar dot garën, me komisarët e pistës të cilët e ripanë disa herë këtë aksident dhe morën vendimin të mos ndëshkojnë asnjë pilot, pasi nuk është e qartë se kush është fajtori.

Garën në Spanjë arriti ta fitonte piloti i ‘Honda-s’, Marc Marquez. Në podium u ngjitën Johann Zarco si i dyti dhe Andrea Iannone i treti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb