VORË- Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë pasi në krokskotin e një makinë vodhën 5 mln lekë të vjetra. Të arrestuarit janë Paulin Tusha 23 vjeç dhe E.P 17 vjeçe.

Makina ishte parkuar në bodrumin e një pallati, ndërsa vjedhja e parave ka ndodhur të martën.

Policia kriminale, tashmë ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve, ku vajza sipas informacioneve të “BalkanWeb” rezulton të ishte e skeduar për vjedhje edhe jashtë vendit.

Arrestimi i dy të rinjve u krye nga Policia Kriminale e Vorës, e cila pas hetimeve dhe dokumentimin e ngjarjes bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre, të cilët dyshohen si autorë të vjedhjes së parave dy ditë më parë.

Tusha
Tusha

“Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë  datë 25.09.2018, ku gjatë natës në Vorë, persona të paidentifikuar pasi kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., kanë marrë një portofol të ndodhur brenda në mjet.

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar. Dokumentohet me prova ligjore që këta dy shtetas janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura nga këta shtetas.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, pas një pune intesive hetimore u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve  :

– Paulin Tusha, 21 vjeç, banues në Vorë.

– E. P., 17 vjeçe, banuese në Vorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin më datë 25.09.2018, gjatë natës në Vorë, pasi kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., kanë marrë një portofol të ndodhur brenda në mjet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton se shtetasit e mësipërm janë autorë të dyshuar edhe të dy vjedhjeve të tjera, konkretisht :

–  Më datë 09.09.2018 në Vorë kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Gj.

– Më datë 20.08.2018, në Vorë kanë vjedhur sende në mjetin në pronësi të shtetasit M. D.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas :

– një sasi monetare në lekë dhe në euro

–  bizhuteri

– sende të ndryshme

– sendi me të cilin kryenin thyerjen e xhamave dhe hapjen e grilave .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmenduri për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/25  i Kodit Penal.”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb