Dy të mitur  janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dy ditë më parë kanë vjedhur automjetin e një 64 vjeçari gjatë natës.
Blutë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e bërë më datë 11.05.2025, nga shtetasi L. N., 64 vjeç, për vjedhjen e automjetit të tij, kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar dy shtetas 16 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vjedhur këtë automjet, gjatë natës. Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Balldren dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb