LEZHA

Një 28-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u zbulua se vidhte celularë. Ai u kap në flagrancë bashkë me një të mitur duke vjedhur një të tillë.

Në banesë gjithashtu iu gjetën dhe tre celularë të tjerë që i përkisnin turistëve nga Kosova.

Po ashtu një 32-vjeçar me banim në Suedi u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe 2 doreza metalike.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. D., 28 vjeç, banues në Lezhë dhe proceduan penalisht një shtetase të mitur,  pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke i vjedhur një shtetasi, një aparat celular.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të arrestuar, gjetën dhe 3 aparate celularë, leje drejtimi dhe karta identiteti që u përkisnin shtetasve kosovarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.S., 32 vjeç, banues në Suedi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lapidarit”, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike që plotësojnë kushtet e armë së ftohtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale”Prodhimi, mbajtja, shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb