Detaje të reja për vjedhjen nga nënë e bir të 120 mijë eurove para cash dhe sende me vlerë në një banesë në kryeqytet.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, 49-vjeçarja Rozeta Dobi e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe pasi ka vjedhur bashkë me djalin e saj kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët.

E gjitha në funksion të një inskenimi sikur banesa ishte grabitur nga autorë të tjerë dhe për të larguar dyshimet nga ajo dhe djali i saj. Vjedhja ka ndodhur më datën 15 dhjetor dhe në atë banesë ku punonte 49-vjeçarja Rozeta Dobi jetonte një grua me vajzën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb