OSHEE ka vijuar aksionin për evidentimin e vjedhjes së energjisë elektrike duke vënë në pranga 3 persona dhe duke proceduar penalisht 12 të tjerë dhe shpallën të kërkim 3.

Aksioni është zhvilluar i koordinuar në qytete e Shqipërisë ku kanë rënë në pranga shtetasit me inicialet K. I., H. K. G. B.

 

Policia e Shtetit

Kontrollet e përbashkëta me OSHEE-në evidentojnë 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 12 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.  Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë në DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. I., H. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., H. I. dhe J. T.

DVP Shkodër/Nga specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit Gj. U., H. S., Rr. P., Gj. P., Rr. D., N. H., Sh. S. dhe K. L., ndërsa nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi V. M.

DVP Durrës/Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Plazh u proceduan penalisht shtetasi L. D.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë proceduar penalisht shtetasit A. K. dhe I. H.  Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Poliçan u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. B. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.    Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb