ITALI

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pas vjedhjes së një makine. Mediat  italiane shkruajnë se policia ka arritur të arrestojë  dy shqiptarët, vetëm pasi hodhën foton e makinës së vjedhur në rrjetet sociale.

Fotoja e publikuar në Instagram, nga njëri prej  shqiptarëve, i cili si duket nuk arriti t’i rezistojë  dot Mercedezit luksoz të vjedhur  ka shënuar edhe fundin e tij dhe  bashkëpunëtorit tjetër shqiptar.

Mercedesi në të vërtetë ishte gjurmuar edhe pas vjedhjes falë një sistemi GPS të instaluar në bord nga kompania e sigurimeve. Hajdutët e kishin marrë në zotërim atë dje në Rufinë, pastaj sot po shkonin drejt Firences. Policia arriti t’i arrestonte pikërisht në qytetin e Firences.

( Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb