Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për vjedhje. Rasti në fjalë u regjistrua në Kuçovë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

NJOFTIMI I POLICISE
Vodhën me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga brenda pak orësh, 2 autorët e dyshuar.

Njëri nga autorët e dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas njoftimit të marrë për vjedhje në një banesë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bazuar në provat e grumbulluara nga veprimet hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e parave, telefonin dhe laptopin që këta shtetas kishin vjedhur në banesën e së moshuarës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb