Arrestohen dy të rinj për kryerjen e veprës penale të vjedhjes. Më konkretisht, dy autorët kanë vjedhur një makinë më qëllim për ta shitua atë.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa viktima është shtetasi me inicialet F.A., që posedonte një mjet tip “Audi”.

“Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan, me qëllim për ta shitur, vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve ndaj pronës, pas kallëzimit nga shtetasi F. A., se persona të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin të cilin e kishte parkuar në rrugën “Petraq Leka”, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Pas një pune hetimore disaditore, në bazë të provave të siguruara, u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasve:
– A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F. A. Më pas e kanë dërguar automjetin në qytetin e Durrësit, i kanë hequr targat dhe kanë fshirë numrin e shasisë, me qëllim për ta shitur.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: