SARANDË- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës, për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare pohojnë se Emarildo Basha, 21 vjeç dhe Genci Dosti, 36 vjeç, të dy banues në Ksamil, gjatë orëve të natës së djeshme kanë vjedhur një automjet tip “Mercedes Benz” me targë: AA347LF, në pronësi të shtetasit A.L., të parkuar përpara banesës.

Pas sinjalizimit, policia është vënë në ndjekje të tyre dhe mëngjesin e sotëm, në hyrje të Ksamilit kana arritur të bllokojnë mjetin e vjedhur si dhe të kapin në flagrancë të dy autorët e dyshuar, 21-vjeçarin Emarildo Basha si dhe 36-vjeçarin Genci Dosti.

Gjithashtu, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e Bashës, janë gjetur dhe sekuestruar 137 fishekë-automatiku model 56; një armë gjahu Çifte pa leje bashkë me 10 fishekë, që sipas policisë ishin në disponimin e 2 shtetasve të mësipërm.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb