Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit.

Sipas policisë, shtetasit me inicialet K.K., 34 vjeç, dhe F.M., 36 vjeç, akuzohen se më 22 nëntor, pranë një lokali në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A.M.

Policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: