ITALI

Policia italiane vuri në pranga një zyrtar  të Ministrisë së Shëndetësisë  për vjedhjen e 1.4 milionë euro nga fondi i rimbursimeve të udhëtimeve të stafit. Sipas mediave italiane, shumën e parave i arrestuari e përdori për të luajtur lojëra fati.

“Guardia di Finanza” tha se i dyshuari është dërguar në paraburgim dhe po përballet me akuzat për përvetësim dhe pastrim parash për të fshehur origjinën e tyre.

Mes tjerash  thuhet se i arrestuari shpenzoi paratë në disa zona përreth Romës dhe një pjesë të shumës së vjedhur ua kishte shpërndarë në llogari  familjarëve.

“Pjesa më e madhe e parave të vjedhura ishin shpenzuar në lojëra fati përreth Romës, ndërkohë që disa të tjera ishin vendosur në llogaritë bankare të anëtarëve të familjes”. Gjithashtu atij iu sekuestruan asete me vlerë rreth 200 mijë euro.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb