Biznesmenët Xhelal e Floresha Kalemaj i janë drejtuar me një letër Gjykatës së Fierit për të mos liruar të denuarin Renaldo Latifi, personi i cili katër vite më parë i vodhi 100 milion lekë.

Kalemajt referuar dhe një arsyetimi të Kolegjeve të Bashkuara pretendojnë se Latifi nuk i përmbush kushtet për t’u liruar pasi nuk ka kërkuar falje apo shenja pendese si dhe ka kërcënuar se me t’u liruar do i vrasë biznesmenët. Të njëjtën gjë sipas tyre e kanë bërë edhe prindërit e tij.

Në letrën e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, biznesmenët theksojnë se Latifi është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i cili nuk ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe asnjëherë nuk ka pranuar veprën penale, kurse tani do të lirohet.

  • foto galeri
  • foto galeri

Katër vite më parë, më 29 maj të 2017 Renaldo Latifi bashkë me Xhuliano Muça vodhën 10 milion lekë të reja në banesën e çiftit të biznesmenëve në Levan të Fierit. Ata u arrestuan dy vite më vonë dhe u dënuan me 9 dhe 8 vite burg.

Në fakt ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht Latifi u dëua me 6 vite burg kurse Muça me 5.4 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb