Një ish-punonjëse e postës në Levan ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se bëhet fjalë për 30-vjeçaren me inicialet A.E.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14 shkurt ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

E reja, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qenë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milionë lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb