SARANDA

Një 34-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi i vodhu 2 celularë një personi tjetër. Ai u kap në flagrancë teksa kryente vjedhjen.

Po ashtu në prangat e një tjetri ka rënë edhe një 32-vjeçar me banim në Vlorë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë, Sarandë
Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasi E. Z, 34 vjeç banues në Sarandë, pasi dyshohet se dyshohet se i ka vjedhur 2 aparate celualar një shtetasi.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb