ITALI- Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Rasti i fundit i vjedhjes ishte banesa e një 96-vjeçari italian, të cilit shqiptari i kishte marrë një televizor, një sasi të hollash chash si dhe karburant nga një rezervuar traktorësh.

Arrestimi i të riut shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, u bë mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Borgo Santa Maria-s.

‘Libero’ shkruan se shqiptari akuzohet për vjedhje të tre banesave si dhe një të mbetur në tentativë, ngjarje që kanë ndodhur gjatë verës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb