Një shtetas austriako- shqiptar është dënuar me tre vite e nëntën muaj burg në Eisenstadt, pas grabitjes së dy bankave.

Shqiptari i identifikuar në mediat gjermane si Vilson N., ka grabitjen një banke gjermane, ndërsa një muaj më pas vodhi një bankë në Austri.

“Më 18 janar, një person i panjohur fillimisht sulmoi një bankë në Rohrbach pranë Mattersburgut dhe vodhi më shumë se 26,000 euro. Më pas ai u arratis pavarësisht pavarësisht se punonjësit lajmëruan në moment policinë.

Rreth një muaj më vonë, burri grabiti në Bockfliess (Austri e Poshtme). Aty fillimisht i ka kërkuar arkëtarit një hua, më pas ka nxjerrë pistoletën dhe ka ikur me më shumë se 15 mijë euro.
Hetuesit identifikuan autorin austro-shqiptarin Vilson N. pasi rrobën që kishte veshur gjatë grabitjes e kishte paguar me një kartë ATM”, njoftojnë mediat gjermane.

39-vjeçari e ka pranuar fajin në gjykatë.

“Unë jam i varur nga bixhozi dhe për këtë arsye kam rreth 320,000 euro borxh. Më vjen shumë keq”, tha babai i tre fëmijëve të mitur.

Dy punonjësit e bankës që u sulmuan janë ende të traumatizuar dhe janë në terapi.

Vilson N. pranoi dënimin me tre vjet e nëntë muaj burg pas konsultimit të shkurtër me avokatin e tij mbrojtës. Krahas dënimit me burg, babai i tre fëmijëve duhet të dëmshpërblejë degët e bankave dhe të paguajë dëmin për dy punonjësit e sulmuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb