LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi akuzohet se ka vjedhur në kasafortën e lokalit të kushëririt të tij një shumë të konsiderueshme monetare. Pasi i ka vënë prangat policia ka sekuestruar edhe paratë, të cilat i riu i kishte futur në qese.

Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej
– 7.265 Euro
– 120 Paund
– 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb