ITALI

Një 47-vjeçare shqiptare vodhi një krem ​​kundër rrudhave në qendrën tregtare “Il Mirto” në Corso de Stefanis.

Gruaja u pa nga personeli i dyqanit duke fshehur paketën midis rafteve dhe duke e vendosur produktin në qese. Ky produkt kishte një vlerë jo më të madhe se 37 euro, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri

Personeli i dyqanit bllokoi gruan dhe një patrullë policie mbërriti në vendngjarje.

Gruaja u raportua në komisariat për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb