FIER-Një ish-punonjës i ujësjellësit të Fierit ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Ramis Lushakun, 53 vjeç, banues në Hamil, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Shtetasi Ramis Lushaku duke qenë faturist te ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb