Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni policor i koduar “Thousands”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi në kohë të ndryshme, shumën prej 10 000 eurosh, në banesën e një shtetaseje, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe arrestojnë në flagrancë 18-vjeçarin.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thousands”.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-A. Z., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: