Një 21-vjeçari ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh.
Nga hetimet dyshohet se i riu me inicialet A. K., gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë muajit mars, vodhi në banesën e një të moshuareje dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, identifikohet, kapet dhe arrestohet 21-vjeçari, banues në Kamëz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u bënë kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. Ç., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari, gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. Ç.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: