Vodhi pajisje dhe mallra të ndryshme, në një biznes dhe në një banesë, identifikohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet J. D., banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit J. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, konkretisht:

– Më datë 02.10.2022, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi, në një banesë;

– Më datë 03.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa mallra dhe një pajisje elektroshtëpiake, në biznesin e shtetasit N. P.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: