Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e bujshme në kryeqytet, ku një pastruese ka vjedhur shuma të mëdha eurosh dhe bizhuteri, në bashkëpunim me të birin e saj, në një familje ku ishte e punësuar. Bëhet fjalë për Rozeta Dobin dhe djalin e saj Havier Dobi.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 49-vjeçarja kishte arritur të grabiste në këtë banesë rreth 120 mijë euro, përfshi këtu para dhe sende me vlerë.

Ndërkohë, dje nënë e bir iu sekuestruan sot të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

BalkanWeb mëson se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: