Një shtetas shqiptar në bashkëpunim me një 40-vjeçar italian kanë grabitur një dyqan në zonën e Münster në Gjermani të hënën mbrëma, por arratia e tyre ka zgjatur vetëm disa orë pasi janë arrestuar nga autoritetet përkatëse në automjetin e tyre

Raportohet se grabitja ku u vodh xhiroja ditore e dyqanit dhe disa paketa me cigare ndodhi rreth orës 2:30 të të hënës mbrëma ku autorët hapën me forcë derën, ndërsa aktivizuan njëkohësisht dhe alarmin e sigurisë.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm të policisë, paratë dhe mallrat e vjedhura janë gjetur në afërsi të vendit të krimit dhe në banesën e të dyshuarve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: