Quhet Calvin Shannon dhe është nga Ohio e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shannon është vetëm 4 vjeç, mirëpo ka aftësi të jashtëzakonshme në basketboll.

Vogëlushi po luante në një park lojërash, kur shënoi një super-kosh nga një largësi e konsiderueshme, së paku 10 metra larg. Ekspertët janë shprehur se video duket e qëllimshme.

Megjithatë, babai i djalit të vogël 4-vjeçar ka publikuar shumë video në internet, ku vogëlushi realizon kosha pa fund. Nëse djali i vogël do të ketë të ardhme në basketboll apo jo, kjo pritet që të shihet në të ardhmen.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: