NGA BRIKENA METAJ
PËRMET- Pas apelit në News24 e BalkanWeb, 11-vjeçari i sëmurë rëndë, Rei Roçi tashmë do t’i gëzohet krevatit të lëvizshëm, por edhe materialeve të tjera që u dërguan në familjen Roçi nga përfaqësuesit e biznesmenit Bekim Halili, i cili mundësoi ndihmën për fëmijën që vuan nga sëmundja West.

Tre javë më parë prindërit e 11-vjeçarit nga Përmeti Rei Roçi, apeluan në News24 e BalkanWeb për ndihmë. Edhe pse në gjendje të vështirë ekonomike dhe me të vetmet të ardhura pagesën e invaliditetit të të birit, prindërit e 11-vjeçarit kërkuan vetëm një krevat ortopedik për të lehtësuar qëndrimin e të birit.

Në ndihmë të tyre ka ardhur biznesmeni Bekim Halili që veç krevatit ka mundësuar edhe pagesën e ilaçeve për një periudhë njëvjeçare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb