“Për mamanë që ndodhet në Parajsë, dëshirat më të mira, të dua shumë”, këto janë disa nga fjalët e ëmbla të shkruara nga e vogla Ella Lennon, 4-vjeç, në një letër dërguar nënës së saj Jennifer, e cila ndërroi jetë më dhjetor 2018. Me rastin e Ditës së parë të Nënës në orfana, festa e nënës britanike (31 mars) vajza skoceze nga Kilmarnock postoi letrën e shoqëruar me një vizatim që përshkruante personazhet e animuara të Minions. Dhe, çuditërisht mori një përgjigje “nga Parajsa”.

Ai që u kujdes t’i përgjigjej mesazhit të fëmijës ishte një punonjës i emailit Mbretëror.

Autori i përgjigjes, i cili nuk ka zbuluar identitetin e tij, ishte në dijeni të historisë së saj falë tezes së Ella, Linda Ross, e cila ka treguar çdo gjë në Twitter shoqëruar me shumë foto.

Përgjigjia e Parajsës

“Ella ime e bukur, faleminderit për letrën. Je një në milion dhe të dua shumë. Miliona, miliardë, ja sa shumë të dua. Jam krenare për ty dhe edhe pse gjendem në parajsë, të shikoj çdo ditë. Shumë puthje, mamaja jote”, shkruhej në mesazh.

Reagimi i vajzës ishte plot gëzim, shkruan tezja.

“Një i panjohur e ka bërë të lumtur”-ka shkruan në Twitter tezja e vajzës. Historia është ndarë në rrjet nga miliona njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb