Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga “Elbasan Arena”, aty ku ishin prezentë për miqësoren e yjeve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe presidenti i FSHF, Armando Duka si dhe presidenti i FFK, Fadil Vokrri. Në mikrofonin e Dritan Shakohoxhës, numri një i futbollit kosovar dha lajmin e gëzuar. “Brenda vitit 2016, Kosova do të jetë një anëtare e UEFA-s e madje ekziston mundësia që përfaqësuesja e Kosovës të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit ‘Rusi 2018’. Ky është një lajm i rëndësishëm për futbollin shqiptar në tërësi, por edhe për shtetin e ri të Kosovës. Unë i uroj Kosovës që të ketë sa më shumë suksese pas këtij pranimi dhe më pas do të jetë e rëndësishme se çfarë duan të bëjnë shqiptarët, pasi federatat duhet të bisedojnë se çfarë do të bëjnë në të ardhmen”.

Nga ana tjetër, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se Kosova do të pranohet njëkohësisht si në FIFA, ashtu edhe në UEFA. “Unë jam shumë i bindur se në vitin 2016 Kosova do të jetë anëtare e UEFA-s dhe e FIFA-s në të njëjtën kohë. Kam biseduar me autoritetet e UEFA-s për këtë çështje dhe madje, Kosovës mund t’i rezervohet edhe një vend në shortin për eliminatoret e Kampionatit Botëror në Rusi”. Pas një lajmi të tillë nuk mund të mungonte edhe batuta nga ana e presidentit të FSHF-së: “Uroj të mos jemi në të njëjtin grup”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: