Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për faktin se në Tiranë, banorët ankohen se nuk ka ujë.

Vokshi shprehet se në Tiranë, përpos se uji vjen me orare, ai vjen edhe i ndotur. Ajo shton se propaganda e Veliajt është vetëm një fasadë përballë realitetit që jetojnë përditë kryeqytetasit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Albana Vokshit:

Propaganda e Erion Veliajt përballë realitetit me ujin e (pa)pijshëm

Bashkia e Tiranës thotë ka ujë. Qytetarët thonë nuk ka. Edhe ato pak minuta kur vjen, uji ështe shumë i ndotur, burim infeksionesh e sëmundjesh.

Në foto, e dërguar nga një banor i pallateve te Astiri, uji duket si unë moçali, por në të vërtetë ka dalë nga rubinetat e ujësjellësot të Erion Veliajt dhe paguhet si “ujë i pijshëm”.

Banorët e Astirit kanë njoftuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë që në dt 27 gusht, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Ministrja dhe institucionet shtetërore nuk reagojnë ndaj denoncimeve që u shkojnë nga qytetarët, si denoncimi në këtë foto. Binomi hajdut qeveri-bashki, ose hesht, ose gënjen.

Kur uji moçalor që vjen në rubinetat e banorëve të Tiranës, është rrezik serioz për shëndetin, kjo nuk është më thjesht në kufijtë e papërgjegjshmërisë. Kjo është #KRIMINALE dhe kriminelët duhet të dënohen.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb