POGRADEC – Varfëria, papunësia dhe kriza e gjithanshme po cënon shëndetin e grave dhe nënave shqiptare. Ky ishte konkluzioni i një takimi me femrat dhe nënat në Pogradec që mbajtën gratë demokrate, në kuadër të sensibilizimit për kancerin e gjirit.

Deputetja Vokshi evidentoi se këtë vit është rritur ndjeshëm numri i të prekurave me këtë tumor, duke çuar në mbi 700 raste. “Ministria e Shëndetësisë nuk po zhvillon sensibilizimin e duhur për rrezikun e kancerit. Fondet për promocionin shëndetësor vidhen, dhe 450 mije euro të organizatave ndërkombëtare për këtë qëllim, nuk dihen ku kane shkuar. Janë ulur ndjeshëm fondet, pasi ministria dhe ministri i kushton vëmendje tenderave dhe recetave fiktive me fitime qindra milionë euro. Kjo është ministra e skandaleve dhe jo e shëndetësisë”, tha Vokshi.

Sot gratë dhe nënat nuk e marrin shërbimin e mamografisë pasi ai nuk funksionin në më shumë se gjysmën e territorit të vendit. “Si kryetare komisioni së bashku me koleget e mia të opozitës do të lobojmë që mamografia dhe shërbimet kyçe të ekos për shëndetin e grave të hyjnë në paketën e Check-Up”; u shpreh Vokshi.

Gjatë fjalës zonja Vokshi u ndal tek rëndësia që ka ekzaminimi si hap kryesor për parandalimin në kohë të kësaj sëmundjeje.

Kryetari i Bashkisë Eduart Kapri vlerësoi fushatat sensibilizuese të ndërmarra nga zonja Vokshi dhe tha se një ndër prioritet e punës është angazhimi i bashkisë për mbrojtjen e shëndetit të gruas . “Ky është investim shumë i rëndësishëm për qytetin dhe për shoqërinë tonë”, tha zoti Kapri. Gjatë takimit gratë pjesëmarrëse ngritën problemin e mosfunksonimit të mamografisë së lëvizshme, mungesës së diagnozës efikase dhe shërbimeve të tjera. Të pranishme në takim, mjeke të fushës informuan gratë për masat kundër kancerit të gjirit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: