TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili i kërkoi opozitës të mos bëjë politikë me fëmijët.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, deputetja Albana Vokshi tha se Veliaj është përgjegjësi kryesor për zjarret në çerdhe. Sipas saj Veliaj s’ka urdhëruar asnjë kontroll sigurie dhe që prej datës 6 gusht çerdhet ku ra zjarr s’kanë pasur roje.

Ajo tha se Veliaj mashtron dhe se po vë në rrezik jetën e fëmijëve.
Është për të ardhur keq që Tirana drejtohet nga një kryebashkiak që nuk mban asnjë përgjegjësi!

Deklarata e plotë
“Një javë pas rënies së zjarreve dhe shpërthimit e gazit në dy çerdhe, Erion Veliaj jo vetëm nuk merr mundimin të urdhërojë kontrollin e sigurisë në çerdhe dhe kopshte, por mbulon përgjegjësinë e tij duke sulmuar opozitën.

Mashtrimet e Erion Veliajt, nuk zhbëjnë dot investimet e bëra gjatë katër vjeçarit kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Në fund të këtij mandati, të gjitha çerdhet ekzistuese të qytetit të Tiranës kanë qënë të rikonstruktuara.
Ne fund te vitit te tretë të Erjon Veliajt, jo vetem që nuk ka ndërtuar asnjë objekt të ri për vogëlushët e bashkisë Tiranë, por po vë çdo ditë në në rrezik jetën e tyre.
Erion Veliaj përdori fjalor të dhunshëm kundër opozitës që të mbulojë të vërtetën, se fëmijët e Tiranës nuk vlejnë asgjë para pushtetit të tij.

Sot, në emër të shumicës së qytetarëve që nuk pranojnë mashtrimet e Erion Veliajt, po informojmë opinionin publik për dy fakte, që nxjerrin në pah përgjegjësinë e Erion Veliajt për zjarret në çerdhe.

Së pari, sipas dosje që është referuar në prokurori, çerdhja nuk ka patur roje që prej datës 6 Gusht, çerdhja nuk ka patur roje. Erion Veliaj duhet t’u thotë qytetarëve pse mungonte roja në çerdhe?
Së dyti, qytetarët e Tiranës, duhet të dinë se në komunikatën e brendshme të Policisë së Shtetit, që nuk është bërë publik për mediat, e datës 22 Gusht, ngjarja në kopshtin tek ish-blloku është referuar në prokurori sinaksidentale.

Ne do t’i vëmë medias në dispozicion kopjen e origjinalit, ku gjendet edhe emri i policit gjyqësor dhe numri unil i tij.

Të dy këto fakte të pakundërshtueshme, dokumenta zyrtarë të insitucioneve që nuk varen nga Partia Demorkatike, provojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj është mashtrues i rrezikshëm, që përdor fëmijët si mburojë politike.
Veliaj, njeriu i kapur nga bizneset e në funksion të tyre, në shërbim të parave të krimit, pastrimit të parave edhe sot fshehu të vërtetën që është zjarri i korrupsionit ai që shkrumboi cerdhet.
Çdo objekt që ka rindërtuar Veliaj, është shkaterruar, tavanet kanë rënë, të mitur që vdesin lanfilleve, zjarre që rrezikojnë jetën e fëmijëve.

Një gjë është e qartë: Korrupsioni vret, Korrupsioni shkaterron
Këto mashtrime meritojnë hetim penal nga prokuroria për kryebashkiakun që u jep prindërve të njëjtën siguri që u dha për kushtet e punës në Sharrë, ku u vra 16 vjeçari Ardit Gjoklaj.

Qytetarët e Tianës nuk meritojnë një kryebashkiak si Erjon Veliaj, që mashtron dhe vë në rrezik jetën e fëmijëve të Tiranës, për përfitime ekonomike e politike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb