Deputetja demokrate, Albana Vokshi akuzoi drejtuesen e seancës së Kuvendit, Ermonela Felaj se nuk po respekton rregulloren dhe Kushtetutën, sa i takon fjalës së tyre në sallë.
Ajo kërkoi që minutazhi i fjalës së saj t’i kalonte Berishës, por sipas saj kjo gjë nuk është bërë e mundur.
“Ju kujtoj se jeni në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores. keni kohë, pasi këtu shkruani se janë disa deputetë jashtë grupeve parlamentare. Ju s’e keni këtë tagër. Unë nuk jam jashtë grupit, jam deputete e PD, e ka caktuar sovrani. Jeni në shkelje të Kushtetutës, të rregullores. Ne kurrë nuk na vihet kjo listë në dispozicion deh nuk marrin vesh se kush ka radhën për të folur. Ne kemi tërhequr fjalën për t’i dhënë fjalën zotit Berisha. Do ju lutesha zonjë se jeni juriste e mirë, që ta jepni atë çka na takon. Duam që të zbatohet rregullorja.”, tha Vokshi.