BERAT-Në një takim me gratë e Beratit, përfaqësuese të komunitetit rom, punonjëse të fasonerisë dhe gratë e strukturave të Partisë Demokratike kryetarja e LDGSH njeherësh kryetare e Komisionit parlamentar të Çështjeve Sociale, tha se kjo qeveri, ky kryeministër diskirminon gratë dhe nuk ka projekte zhvillimi për to.

Duke iu drejtuar grave të shtresave në nevojë Vokshi tha:“Ju jeni më të goditurat në heqjen e ndihmës ekonomike, më së shumti ju nuk ju jepet shansi për punësim dhe për mbështetje. Më thoni sa prej jush ka përfituar nga zbatimi i ndonjë projekti këtu në bashki prej 15 vitesh në Berat, apo nga Ministria e Punës. Sa prej jush ka marrë strehim nga banesa sociale? Pse duhet t’ju pritet drita dhe uji të cilat janë elementet bazë për jetën. Kurrsesi ju nuk doni që të mos i paguani,por nuk mundeni sepse me çfarë do të mbani frymën gjallë?
Sot si nënë dhe si grua dua t’ju jap një porosi. Mos i lejoni që ta blejnë varfërinë tuaj me 50 mijë lek apo me dy tri thasë miell. Pas kësaj lëmoshe është hakmarrja, është përçmimi. Mendoni për dinjitetin tuaj të cilin e siguron vetëm punësimi. Dhe me kandidatin tonë ju do t’ju hapet dera dhe zemra e bashkisë që të përfitoni punësim në shërbimet e bashkisë në biznesin privat. Në çdo hap të zbatimit të programit të tij do të ketë mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe timen veçanërisht si kryetare e Komisonit të Çështjeve sociale.

Në takimin me gratë në një biznes fason znj. Vokshi tha se sistemi i taksave është rrënues dhe ka mbyllur e vijon të mbyllë me mijëra vende pune. Sot jetojmë kohën e falimentimit të biznesit nga taksat e tatimet, të cilat janë të larta dhe që nuk përfundojnë as në arkën e shtetit por në arkën e xhepit. Afro 15 mijë biznese të mëdha e të vogla sipas vetë të dhënave të tatimeve nuk po shlyejnë dot detyrimet sepse nuk kanë të ardhura. Ndërsa qeveria me kryeministrin Nastradin thotë se hapen përditë qindra biznese të reja.

Znj. Vokshi tha se Kandidati Mahmutaj si të gjithë kandidatët e tjerë të djathte do të ulë në 30% taksat e tarifave vendore për ti dhënë frymë biznesit. Bashkia e re do t’i jape fryme turizmit të qytetit, shpallur trashëgimi e UNESCO-s dhe punësimi i grave do të jetë proritet.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: