TIRANE- Projektligji i ri për Arsimin e Lartë ka ngjallur debate të mëdha mes deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Gjatë fjalës së saj, Vokshi përfshiu në diskutimet e saj për ligjin e ri dhe bashkëshortin e numrit një të Arsimit, Ligor Nikolla, ndërsa iu drejtua asaj ‘çmendim ka bashkëshorti yt për projektligjin e ri, se u bë dekan pasi erdhët ju në pushtet’.

“Askush nuk ka denjuar ti dëgjojë zërat për këtë pr.ligj. Nuk janë reflektuar dhe projektligji i radhës ka qenë më i përkeqësuar. Doja të pyesja zonjën ministre, se çfarë qëndrimi ka mbajtur bashkëshorti juaj? Pasi ai u bë dekan pasi erdhët ju në pushtet? Ju nuk keni dakord as familjen. Shëndetësia është gllabëruar. Por babëzia juaj nuk paska të sosur. Miratimi i këtij projektligji do të ishte funerali i saj. Sot do merrni vulën e turpit të arsimit, dhe përçmimin e rinisë. ”, tha Vokshi.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i ministres Nikolla, e cila iu përgjigj Vokshit se ‘S’do të jap përgjigje për bashkëshortin e tim, një profesor i nderuar shkencash’.

“Ndoqa me kërshëri gjithçka që the. S’do të jap përgjigje për bashkëshortin e tim, një profesor i nderuar shkencash. Ai di të përgjigjet vetë. Jemi të pavarur në punën tonë.”, tha Nikolla.

Nga ana tjetër, ministrja deklaroi se ligjvënësja Albana Vokshi shpifi në lidhje me faktin se kundër këtij projektligji ishin dhe akademikët e shëndetësisë. “Isha dhe unë në grupin e interesit të komisioni i Shëndetësisë. Po cili nga ata tha se nuk janë dakord për këtë pr.ligj. Ndaj mos gënjeni në emër të tyre se është turp i madh. Ata thanë se është një pr.ligj i mirë dhe kishin dilemat e tyre në lidhje me sektorin e shëndetësisë. Ndaj thojini me emër.”, përfundoi Nikolla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: