Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” denoncon ngjarjen e sotme në një shkollë në Bulqizë, ku disa nxënës janë helmuar. Ajo shprehet se dhjetëra fëmijë rrezikuan jetën pasi janë helmuar me lëndë kimike.

Vokshi thekson se Ministria e Arsimit nuk po punon për arsimimin e nxënësve, por për tenderimin, ndërsa vë nën akuzë për situatën qeverinë dhe ministren Besa Shahini.

Reagimi i Albana Vokshit:
Dhjetëra fëmijë rrezikuan jetën në Bulqizë, pasi dyshohen se u helmuan nga lëndër kimike, në përbërje të mjeteve mësimore.
Edhe në këtë, rast Drejtoria Arsimore në Dibër dhe Ministria e Arsimit në Tiranë nuk raportuan ngjarjen, ashtu siç ndodhi pak muaj më parë, në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, ku u helmuan 60 nxënës.
Të dy rastet janë të dyshuara si shkak i tenderave korruptive, që jepen për infrastrukturën dhe didaktikën mësimore në shkolla.
Është papërgjehjshmëri totale e Ministres së Arsimit Besa Shahini që duhet të ishte prononcuar së pari për t’u kërkuar ndjesë prindërve të fëmijëve, të helmuar, sepse në vend të plastelinës, në shkolla përdor sapunin 15 lekësh…( edhe ky mjet mësimor i shkollave të Rilindjes, duket si një kujtesë jo e rastësishme e jetës në komunizëm).
Por ministrja private e Ramës, Besa Shahini, e “stërvitur” nga mjeshtrat e propagandës, ka vrapuar të mbyllë skandalin e radhës me kolegen e shëndetësisë Manastirlliu, si duket ka dhënë urdhër që laboratori i analizave t’i nxjerrë shëndosh e mirë nxënësit e helmuar gjatë orës së vizatimit!
Këto ngjarje të rënda, me pasoja fatale në shëndetit e fëmijëve dëshmojnë edhe një herë që Qeveria nuk e ka prioritet arsimimin, por tenderimin!

Ndaj edhe investimet në imfrastrukturën e shkollave, laboratorë dhe kabinetet IT, mjete e pajisje, dhe didaktikë janë pothuajse zero.
Kjo është arsyeja që në vetëm 3 vite kanë braktisur bankat e shkollave 133 mijë nxënës, ndër ta 26 mijë janë larguar nga vendi për një arsimim më të mirë.
#Protesto21Mars
#ProtestoPërArsimimCilësorETëBarabartëPërTëGjithe

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb