Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” përgënjeshtron ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke thënë se ajo ka paguar 700 euro në natë për dhomë në hotel.

Vokshi shprehet se Gjonaj ka paguar 700 euro për person, nënshkruar me emrin e saj personal dhe ka rezervuar një dhomë.

Ish-deputetja demokrate ka publikuar edhe dokumentet, ku faktohet sipas saj, se ministrja ka rezervuar një dhomë për një natë për shumën e konsiderueshme 700 euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Albana Vokshit:

Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Dhoma e luksit me 700 euro nata:

  1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
  2. Është dhomë teke.
  3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës.

Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb