TIRANË

Deputetja e PD Albana Vokshi ka publikuar foto nga takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me gratë demokrate dhe nga takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha po me gratë demokrate.

Nisur nga takimi i sotëm i Bashës, Vokshi deklaron se Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare është në anën e duhur të historisë, në mbështetje të plotë të Sali Berishës.

“Pa koment!!
#LDGSh në anën e duhur të historisë!!
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë – Faqja Zyrtare në mbështetje të plotë të Sali Berisha dhe Komisionit për Rithemelimin e PD”, shkruan Vokshi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb