Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në fjalën e saj në parlament tha se po tentohet që të shtihet në dorë Urdhri i Mjekut.

Vokshi shprehet se mjekësia falas është një farsë e maxhorancës.

“Po përpiqet të shtihet në dorë edhe Urdhri i Mjekut. Juve iu pëlqen të keni nën kontroll çdo institucion. Mjekësia falas është një farsë e maxhorancës. Ne ju kërkojmë të hiqni dorë nga ky akt normativ.

Ndiqni siç duhet procedurat për Urdhrin e Mjekut. Ne si opozitë do japim kontributin tonë, me qëllim që të jenë të mbrojtur mbi të gjitha qytetarët”, tha Vokshi.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: