Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, me anë të një video të publikuar në “Facebook”, shkruan se premtimi i Edi Ramës se shëndetësia do të jetë falas, në fakt është mashtrimi më i madh i kryeministrit të vendit.

Vokshi thekson se e vetmja gjë falas në vend është vuajtja e qytetarëve shqiptarë, kur këta të fundit vizitojnë spitalet e Shqipërisë.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Albana Vokshi:

Shëndetësia falas!! Mashtrimi më i madh i Edi Ramës që shkakton çdo ditë vuajtje falas për qytetarët!!

Mbi 400 mln Euro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.

Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor..

Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…

Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të #ShëndetësiseFalas.

(d.xh/ balkanweb)

?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb