Kryetarja e LDGSH Albana Vokshi në takimin e zhvilluar ne selinë e PD, diskutoi në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, rolin e grave dhe Lidhjes Demokratike të Gruas në procesin e riorganizimit të PD dhe aksionin opozitar.

Vokshi tha se Partia Demokratike ka kaluar një periudhë të vështirë pas vendimeve autoritare, përçarëse dhe antidemokratike të ish lidershipit të PD-së.

“Pavarësisht sulmeve të paprecedenta edhe ndaj LDGSH, me qëllim kontrollin e plotë të strukturave të saj, gratë ja dolë me dinjitet të ishin të bashkuara.

Falenderim për mbështetjen e çdo zonje që i rezistoi presioneve të shumta e të gjithanshme e iu bashkua lëvizjes së Foltores të z. Berisha dhe Komisionit të rithemelimit. Mirënjohje për punën me përkushtim të të gjitha grave e vajzave për mbështetjen e fushatës së kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit”, tha Vokshi.

Mesazhi i 6 marsit, tha zonja Vokshi, ishte bashkimi ndaj edhe gratë, theksoi ajo, duhet të japin kontributin e tyre në këtë drejtim duke shtrirë dorën e bashkëpunimit.

“Gratë kanë rol të madh në strukturat e PD ndaj është e nevojshme të angazhohen e të zgjidhen më shumë gra e vajza në strukturat drejtuese në cdo nivel. Është detyrë e secilës prej nesh të anëtarësojmë e të mbështesim sa më shumë gra të tjera, për një PD më të fortë, më zë bashkuar e më zë hapur”, tha Kryetarja e LDGSH-së, Albana Vokshi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb