TIRANE

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e dy ish deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Cuko për lirimin nga masa e ‘arrestit shtëpiak’.

Çuko dhe Ndoka u arrestuan në operacionin ‘Vol-vo 4’ në tetor  të vitit 2018. Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Ndoka akuzohet per veprat penale “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Arben Cuko akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese finalizuan një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb