Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi tha para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD se më shumë se kurrë ne kemi nevojë të ringrihemi shpejt, për t’u bashkuar dhe bërë ballë maxhorancës.

“Ky proces, fakti që po vijon në mënyrë të qenësishme përmes një gjithëpërfshirjeje për mua është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër përfshirja e shumë të tjerëve që nuk janë bashkuar ende, mbetet angazhimi jonë për ta bërë të mundur. Nevoja për t’u bashkuar për t’i bërë ballë një dhune policore, shtetërore, të qeverisë, të Ramës është imediate dhe mendoj se fuqizimi i PD-së dhe i opozitës shqiptare është imperativ sot dhe në vijim, aq më tepër që do kemi dhe zgjedhjet lokale.
Gjithëpërfshirja, ristrukturimi i PD-së përmes një procesi të tillë, të hapur, të ligjshëm, statutor, është një mundësi që më në fund na jepet”, tha Ademi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb