SHKODER

Në një lidhje të drejpërdrejtë me News24, pak para nisjes së takimit elektoral të PS si edhe marshimit protestë të PD, kryetarja e Bashkisë në Shkodër, Voltana Ademi riktheksoi edhe një herë qëndrimin e saj, se takimet elektorale nuk mund të realizohen në kundërshtim me kushtetutën.

“Në qendër realiziojme aktivitete të kulturës e turizmit, sidomos në këtë periudhë të sezonit. Është uzurpim i paligjshëm sidomos në një shtet të tillë.” -u shpreh Ademi ndërsa komentoi edhe marshimin protestë të organizuar nga Partia Demokratike.

“PD ka organizuar një marshim qytetar, janë të rinj e të reja, që janë në formën e një reagimi përreth gjithë kësaj që po shohim këtu, kundrejt asaj që kemi parë më parë. Mbrëmje kemi pasur një ngjarje shumë të rëndë për Shkodrën, që ka ndodhur për herë të parë në vitin 1945, deputeti i PD është burgosur pa një fletë thirrje dhe një procedurë të rregullt. Bëhet fjalë për një koleg, bashkëpunëtor, njeri të ndershëm. Po të dilni në qytet do ta ndjeni revoltën që ka shkaktuar kjo ngjarje. Askush nuk mund të nda ndal. Do të mblidhemi, kemi informuar policinë. Është skandaloze, se policia ka për detyrë të lejojë lëvizjen e lirë në qytetin e Shkodrës, por policia ka bllokuar rrugët. Ne do bëjmë të mundur ta lirojmë me qenien tonë, praninë tonë, por duke ruajtur qetësinë. Jam takuar pak më parë me drejtues të Policisë së Shkodrës dhe iu kërkova qetësi, i sigurova që ne do të jemi korrektë. Edhe ata duhet të heqin rrobat e të bashkohen me ne.” tha Ademi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb