SHKODËR

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në fjalën e saj në protestën kundër vizitës së Edi Ramës në Shkodër, kishte një thirrje ndaj Ditmir Bushatit dhe Senida Mesit.

Ademi tha se Bushati e Mesi duhet që të mos bëhen palë me krimin. Ajo shtoi se ata duhet të jenë një me Bardh Spahinë, mikun e tyre, bashkëqytetar.

“Ditmir Bushati dhe Senida Mesi duhet ta dinë seme Bardh Spahinë janë miq, komshinj, jeni shkodranë. Ju si të njohur, si koleg, ju duhet të distancoheni nga krimi, nga përgjimet që dëgjuam gjatë gjithë këtyre që dëgjuam. Mua më vjen zor që ju jeni përkrah këtij krimineli. Të gjithë ju qytetarë të Shkodrës, n3 jemi këtu për të mbrojtur të drejtën tonë.

Bardh Spahia është në burg. E ju vazhdoni. Jemi kthyer në kohën e Sul Bushatit. Ai ndonjëherë edhe përpiqej, ishte i matur, ndërsa ju jeni bërë më keq. Nuk kërkojmë asgjë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë. Lironi deputetin, lironi qytetarët. Ju nuk mund të burgosni politikisht. Asesi. Ti Senida je një vajzë e mirë. Ne të gjithë mund t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit”, tha Ademi.

Ndërkaq, qytetarët thirrin në korr “Rama ik”, “Rama ik”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb