Matilda Hidri, një 35-vjeçare shqiptare që po ngiste BMW-në e saj përgjatë autostradës A7, në drejtim të Xhenovas, ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u përplas me një mjet tip “Volvo” që po udhëtonte në drejtim të gabuar.

Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçarja pak më shumë se një muaj më parë, kishte hapur picerinë e saj në via Fieschi, në zemër të Genoas.

Matilda, e cila kishte një djalë të vogël që e priste në shtëpi, po udhëtonte drejt qytetit por shoferi i papaërgjegjshëm Giuseppe Maria Garavaglia, kishte udhëtuar në krahun e kundërt të autostradës për gati pesë kilometra dhe shkaktoi aksidentin tragjik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përplasja ishte aq e dhunshme sa të vdekur në vend mbetën menjëherë dy drejtuesit dhe përfshiu një makinë të tretë aty pranë.

Në bordin e makinës tjetër udhëtonte një burrë 35-vjeçar, i cili u dërgua me helikopter shpëtimi në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, djali i tij 4-vjeçar dhe një kushëri 34-vjeçar, të dy të plagosur lehtë dhe të dërguar në San. Matteo në Pavia.

Më pas dy makina të tjera janë përplasur me mjetet e përfshira në aksident, por asnjëra nuk ka pasur pasoja.

Me të mbërritur në vendngjarje, punonjësit e ndihmës së shpejtë kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e Matildës dhe Xhuzepes dhe të marrin masa për mjekimin e të plagosurve të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: