Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen, pas fjalës së saj në Samitin e Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Slloveni, foli mbi krizën energjetike. Ajo tha se kriza do të prekë shumë vende në botë dhe të gjitha duhet të përgatiten për këtë. Ndërsa shtoi se BE po përgatit kushtet për të përballuar këtë krizë.

“Më parë mund të ketë pasur afate kohore për vende të caktuara, por hapat e parë drejt zgjerimit si një prioritet kyç do të ishte që të vendosej një afat kohor. Ne e bëmë një hap të tillë disa vite më parë. E përmendëm perspektivën Evropiane të këtyre vendeve, e kemi përmendur gjithmonë. Të gjithë do ta ndjejnë pasojën e krizës energjetike. Ky është një debat i gjerë që ne do e ndjekim dhe do të diskutojmë në lidhje me këtë deri në samitet e ardhshme. Në 2008-2009 nisën të ndiheshin një krizë e tillë, çka ndikon dhe në sektorët e tjerë të ekonomisë. Kjo solli recesion në shumë vende dhe kjo është një shenjë paralajmërimi. Po përgatiten masa në lidhje me këtë dhe do të miratohen në një kohë tjetër. Është e rëndësishme të kujtojmë që rritja e çmimeve të energjisë është fenomen global. Për shkak të pandemisë edhe vitin e kaluar kanë qenë më të ulëta në krahasim me vitet e tjera. Patjetër që tashmë janë dhe efektet e saj ”, tha Von der Leyen

Von der Leyen po ashtu ka zbardhur edhe telefonatën me presidentin Biden. Ajo tha se është diskutuar mbi vaksinimin, tregtinë, mbrojtjen. Ajo shprehu nevojën që BE të jetë në gjendje të veprojë ndaj kërcënimeve të reja.

“Diskutuam për ndryshimet klimatike. Ne kemi eksportuar mbi 800 milionë vaksina në mbi 100 vende. Mbi të gjitha kemi dhuruara vaksina. Ndonjëherë është mirë të kujtojmë çfarë po bëjmë. Në lidhje me SHBA, pata një telefonatë me presidentin Joe Biden ku riafirmuam vendosshmerinë për të vaksinuar të gjithë botën. Po krijojmë edhe fabrika në disa vende për të prodhuar vaksina. Kemi diskutuar edhe për tregtinë. Diskutova me presidentin Biden edhe per mbrojtjen. Theksuam konfirmimin se NATO është aleanca më e fortë e mbrojtjes. Është e rëndësishme që BE të jetën në gjendje të veprojë, të forcojmë kapacitetet tona, bazat tona industriale nga kërcënimet e reja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb