BE ka miratuar me shpejtësi sanksione shumë të rënda kundër sistemit ekonomik të Rusisë, industrive të teknologjisë së lartë dhe elitës së saj të korruptuar. Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von del Leyen.

“Vendimi i sotëm për të shkëputur bankat kryesore ruse nga rrjeti SWIFT do të dërgojë një mesazh tjetër të qartë për Putinin dhe Kremlinin”, tha ajo.

Bashkimi Evropian po përjashton shtatë banka ruse nga sistemi i mesazheve SWIFT që siguron bankat globale si pjesë e sanksioneve të tij kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, sipas numrit të sotëm të Gazetës Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Bankat, të cilave do t’u jepet 10 ditë për të mbyllur operacionet e tyre përmes SWIFT, janë të dytat më të mëdha në Rusi, VTB, si dhe Banka Otrkitie, Novikombank, Promsvyazban, Bank Rossiya, Sovkomank dhe VEB.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb