Europa është e gatshme të udhëheqë rrugën dhe shpresoj që të tjerët të na bashkohen në këtë përpjekje për mjedisin, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në samitin ‘Një planet’ në Paris.

“Të qenët një ekonomi e madhe dhe një superfuqi tregtare vjen me përgjegjësi”, theksoi von der Leyen.

“Është detyra jonë të sigurojmë që tregu ynë i vetëm të mos çojë drejt shpyllëzimeve në komunitetet lokale në pjesë të tjera të botës”, shtoi ajo.

Kreu i KE-së njoftoi se deri në fund të vitit 2021 do të propozohet një legjislacion i ri për të minimizuar rrezikun e hedhjes në treg të produkteve që lidhen me shpyllëzimet globale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb